Google ADS

Haxhiu: Është i papranueshëm kushtëzimi për moskandidimin e Albinit

23:25 | 13 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendose, Albulena Haxhiu ka reaguar për kandidimin e të parit të Vetëvendosjes.

Përmes një status në Facebook, ajo thotë se është i papranueshëm kushtëzimi për moskandidimin e Albinit, duke shtuar se këtë e thotë hapur dhe me zë të lartë sa herë është e nevojshme.

Statusi i plotë:

Demokracia nënkupton edhe shprehje të lirë të vullnetit. Ata që thërrasin për demokraci, duhet ta lejojnë zhvillimin e saj, të mos e pengojnë atë.

Për mua si aktiviste e deputete, është i papranueshëm kushtëzimi për moskandidimin e Albinit, këtë e them hapur dhe me zë të lartë sa herë të jetë nevoja.

Dhe jo vetëm për Albinin, kushdo që do të kandidoj për Kryetar të Lëvizjes, e ka këtë mundësi bazuar në dokumentet tona themeltare.

Sa më shumë aq më demokratike. Tek e fundit, anëtarësia jonë janë ata që vendosin, jo aklamacioni!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme