Edhe Fitore Pacolli kundër Visar Ymerit

22:58 | 13 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Fitore Pacolli ka kundërshtuar pozicionimin që kryetari i kësaj partie ka dhënë në një intervistë që ka përfunduar para gjysmë ore.

Më poshtë shkrimi i saj i plotë në Facebook:

Sonte në emisionin Rubikon kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! tha se nuk e sheh Këshillin e Përgjithshëm si vendin ku duhet të zgjidhen problemet. Ani pse ai vet e pohoi që Këshilli i Përgjithshëm është organi më i lartë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ai sot vendosi veten mbi organin më të lartë të Lëvizjes. Ky është privatizim.

Kryetar qëndrimet e mbajtura sonte në Rubikon nuk paraqesin unitetin e Lëvizjes. Unë nuk pajtohem me to.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme