Injorimi i simptomave të zakonshme është diçka të cilën shumica e njerëzve e bëjnë.
“Nuk jam i/e sëmurë. Do të shërohem. Thjesht sot jam pak më keq” janë disa nga frazat të cilat ia thoni vetvetes për ta bindur trupin se jeni në epitomin e shëndetit, transmeton Telegrafi.
Por, ekspertët thonë ndryshe! Doktorët tregojnë se disa nga simptomat e zakonshme nuk bën t’i injoroni.
Diarreja
Diarreja mund të bëhet serioze kur zgjat më shumë se disa ditë ose kur e keni rregullisht. Udhëzimet e britanikëve thonë se humbja e tepërt e ujit në jashtëqitjen tuaj mund të shpijë në dehidratim, gjë e cila mund të bëhet serioze nëse nuk trajtohet menjëherë.
Nëse vazhdimisht jeni duke vjellë, keni humbur peshë dhe po keni probleme me gjumë, urgjentisht duhet të këshilloheni me doktorin.
Lodhja
Ndonjëherë problemet shëndetësore mund ta shkaktojnë lodhjen, prandaj është mirë të zhvilloni një bisedë për t’i sqaruar gjërat mirë.
Lodhja është një nga simptomat më të zakonshme të diabetit sepse trupi shfrytëzon shumë energji për t’u ballafaquar me ndryshimet në nivelet e sheqerit në gjak.
Disa probleme tjera mjekësore që simptomë e kanë lodhjen janë anemia, problemet me gjëndrat tiroide, sëmundjet e zemrës, menopauza dhe depresioni.
Migrena
Kur përjetoni migrena të shpeshta duhet të këshilloheni me doktorin për të marrë tretman më të mirë.
Kapsllëku
Ashpërsia e kapsllëkut mund të dallojë, dhe me siguri e përjetoni vetëm për një kohë të shkurtë, por ndonjëherë mund të kthehet në sëmundje kronike nëse vazhdon për periudha të gjata. Kapsllëku afatgjatë mund të zhvillojë hemorroidet.
Dhimbjet në pjesën e poshtme të shpinës
Shpeshherë dhimbja lehtësohet brenda pak ditëve apo javëve, por gjithmonë është mirë të konsultoheni me një specialist për t’u siguruar, e posaçërisht nëse keni shumë dhimbje. Dhimbja e shpinës është diçka të cilën njerëzit e injorojnë.
Por, dhimbja e tillë e vazhdueshme, e shoqëruar me simptoma tjera, mund të jenë shenjë se ndonjë nerv është bllokuar apo keni irritim të nervave. Prandaj është e rëndësishme ta vizitoni specialistin për ta zgjidhur problemin, sepse injorimin mund të shkaktojë dëme të përhershme. /Telegrafi/
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje