Shputat e ftohta apo gishtat e ftohtë të duarve, a është fjala vetëm për termostatin e brendshëm të prishur apo është shenjë e problemeve serioze shëndetësore?
Duart dhe këmbët e ftohta janë një dukuri që ndodh më shpesh te femrat sesa te meshkujt. Në qoftë se përsëritet, mund të shkaktojë probleme serioze për shëndetin.
Ja disa nga shkaqet kur duart dhe këmbët qëndrojnë të ftohta:
Diabeti
Ftohja dhe mpirja e duarve dhe e këmbëve mund të jenë shenjat e para të diabetit. Diabeti ka pasoja në qarkullim e gjakut dhe në sistemin nervor. Ai shoqërohet shpesh me këto simptoma. Nëse keni vazhdimisht etje, hani shumë dhe nuk shëndosheni, kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak, transmeton Telegrafi.
Stresi
Stresi mund të jetë një tjetër shkak për duart dhe këmbët e ftohta. Ai rrit adrenalinën, një hormon i prodhuar në gjëndrat e veshkave, i cili ngushton enët e gjakut duke dobësuar qarkullimin. Si rrjedhojë, duart dhe këmbët janë të ftohta.
Gjëndra tiroide
Gjëndra tiroide ngadalësojnë metabolizmin. Simptomat mund të jenë këmbët e ftohta apo ndjesia e të ftohtit. Lodhje, përgjumje, ngadalësi e të folurit dhe lëvizjes si ftohja e gjymtyrëve, janë shenja të qarta të këtij çrregullimi.
Anemia
Nëse përveç duarve të ftohta, keni edhe simptoma të tjera si lodhje dhe dhembje koke, atëherë duhet të kontrolloni nivelin e hekurit në gjak. Hekuri është një përbërës i rëndësishëm i hemoglobinës, e cila i jep gjakut ngjyrën e kuqe. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...