Është gjetur gjallë dhe shëndosh 15 vjeçari nga Gjakova i cili që nga dje konsiderohej i zhdukur. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi më rrjetet sociale.
“Gjendet 15 vjeçari që konsiderohej i zhdukur që nga dita e djeshme, sipas informatave është shëndosh dhe mirë dhe pritet të kthehet te familja e tij. Ju faleminderit të gjithëve që keni shpërnda dhe e keni mbajt në lutje atë dhe familjen e tij”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale.
E kjo gjë është konfirmuar edhe nga familjarët të tij që kanë falënderuar përmes rrjeteve sociale të gjithë që kanë ndihmuar në gjetjen e tij .
Familja e Pal Hisenit kishin bërë të ditur detajet e zhdukjes së tij.
“Dje në orës 12:00 të ditës, gruaja e ka sjellë deri në rrugën ‘Gjon Nikollë Kazazi’, dhe aty është ndalur te një qebaptore për të ngrënë drekë, kurse gruaja ka vazhduar për në shtëpi. Djali ka pasur për të shkuar në shkollë në orën 13:00 në vitin e parë në gjimnaz. Në 12:33 minuta, sipas policisë, telefoni i tij është ndalur dhe nuk kemi asnjë kontakt”, ka thënë babai i tij gjatë ditës.
Ndërsa komandanti i Policisë në Gjakovë, Krist Gjokaj ka thënë për Express se 15 vjeçari Pal Hiseni, i cili nuk dihet se ku ndodhej që nga dita e djeshme rreth orës 12:30 është gjetur në Mitrovicë.
“Kemi një informatë nga prindi se është lajmëruar në telefon. I ka thënë se është dikund në Mitrovicë. Tash policia në bashkëpunim me familjen janë duke punuar në gjetjen e lokacionit dhe janë duke punuar që fëmijën ta marrin në duar të sigurta”, ka thënë ai.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...