McDonald del së shpejti me burger vegjetarian në këto dy vende të botës

21:28 | 13 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Finlanda dhe Suedia do të jenë vendet e para që do të testojnë burgër vegjetarianë nga McDonald.

Në fillim burgeri pa mish, ishte shitur vetëm në qytetin Tampere dhe përgjigjja ka qenë jashtëzakonisht pozitive, shkruan “B.Insider”, transmeton portali arbresh.info

Pas Finlandës, McDonald ka theksuar se do të fillojë shitjen e burgerëve vegjetarian edhe në Suedi, dhe më pas edhe në vendet tjera të botës.

Gjatë zhvillimit, janë provuar dhe shqyrtuar mbi 100 receta të ndryshme, me efektin e vetëm të përsosjes së burgerit të parë vegjetarian të krijuar nga gjigandi amerikan i ushqimit të shpejtë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme