Në mënyrë të heshtur, Kina është duke ndërtuar një kamp refugjatës prej 1,416km në kufi me Korenë Veriore, pasi parashikohet së në rast të shpërthimit të ndonjë lufte, apo rënies së Kim Jong-un, vendi të “vërshohet” nga refugjatët.
Për ekzistencën e kampit ka raportuar “Financial Times” gjatë javës së kaluar, pasi vendndodhja e tij është zbuluar në bazë të një dokumenti që ka për qëllim të furnizojë kampet me internet, transmeton portali arbresh.info
Dokumenti nga China Mobile, që ka qarkulluar gjatë javës së kaluar në mediat sociale, shpalos planin për të paktën pesë kampe refugjatësh në provincën Jilin.
Zëdhënsi i ministrisë së Jashtme kineze, ka mohuar të konfirmojë për ekzistencën e kampeve.
Sipas analistëve politikë, ndërtimi i kampeve për refugjatë reflekton shqetësimin e Pekinit për mundësinë e destabilizimit politik, madje edhe për rrëzimin e qeverisë në Korenë Veriore.
Tensionet mes Koresë Veriore dhe Koresë Jugore, Japonia dhe SHBA-të janë rritur ndjeshëm pas testimit të raketës së fundit balistike, e cila përfundoi në ujrat japoeze.
Në lidhje me tensionet e krijuara, Kina ka “filluar përgatitjet” për të gjitha mundësitë./arbresh.info/
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja