Në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë edhe këtë fundvit është hapur zyrtarisht tregu Verë n’Dimën e cila organizohet nga Komuna e Prishtinës, raporton arbresh.info.
Dhjetëra shtëpiza të vogla janë vendosur në këtë shesh për të qenë në shërbim të qytetarëve, të cilët mund të kalojnë kohën e lirë dhe të shërbehen me produktet që ofrojnë këto shtëpiza.
Arbresh.info ka parë nga afër atmosferën që po krijohet ku tashmë me hapjen e tyre është parë një numër i konsiderueshëm i qytetareve.
Arbresa, njëra prej pronarëve të shtëpizës ka thënë për Arbresh.info se janë të kënaqur me numrin e qytetarëve duke shtuar se është më i madh se sa kanë pritur.
Ajo ka treguar edhe për produktet që ofrojnë në këtë shtëpizë.
“Kemi qaja, janë kafet, verë të vluar, çokollatë të nxehtë”, ka thënë ajo.
Ndërsa një tjetër qytetarë ka thënë për Arbresh.info se atmosfera është e mirë por që arsye për mos daljen e tyre janë kushtet atmosferike./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1626981560700263/
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...
Ndërprerja e ndeshjes Rumani – Kosovë, Pacolli: Koret ...
Zelensky: Lufta do të përfundojë më shpejt me ardhjen e Trum...