Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka kërkuar nga klubi për të nënshkruar me Philippe Coutinhon nga Liverpooli gjatë merkatos së transferimeve në janar.
Coutinho ishte njëri nga shënjestrat kryesore të Barcelonës gjatë verës, por tri ofertat e tyre për brazilianin ishin refuzuar nga Liverpooli, i cili refuzoi të shes lojtarin pavarësisht kërkesës së tij për transferim, transmeton portali arbresh.info.
Barcelona pritet të rishfaq interesim sërish kur të rihapet merkato e transferimeve në janar dhe Iniesta beson që 25-vjeçari së bashku me reprezentuesin kolumbian Yerry Mina, do të ishin të mirë për skuadrën e Ernesto Valverdes.
“Mendoj se ata dy do të ishin dy përforcime të rëndësishme për skuadrën”, u ka thënë Iniesta gazetarëve.
Barcelona aktualisht qëndron në krye me pesë pikë të pastërta në tabelën e La Ligas./arbresh.info/
Një i vdekur dhe një i lënduar nga aksidenti në rrugën Prish...
Gërvalla në OKB: Nuk ekziston vend në botë me emrin “Kosova ...
Osmani takon Sheikha Moza bint Nasser, diskutojnë për bashkë...
Shefja e UNMIK-ut e quan “incident” sulmin në Ba...
Prokurorë nga SHBA vizituan institucionin e Prokurorit të Sh...
Deklarata e Haxhiut për pronën në Veternik, reagon PSRK: Dek...