Federata e Futbollit të Kosovës përmes një komunikate për media ka kërkuar që Feronikeli dhe Komuna e Drenasit sa më shpejtë të zgjidhin problemet aktuale në klub.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ditë më parë kishte kërkuar dorëheqjen e kryetarit të klubit, Ekrem Elshani, gjë që edhe ka ndodhur, por pas tij janë larguar edhe kryesia.
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e FFK-së:
Duke u nisur nga situata e krijuar në klubin e futbollit “Feronikeli” nga Drenasi, pas dorëheqjes së parevokueshme të kryetarit të klubit, Ekrem Elshani, i cili dorëheqjen e tij e ka deponuar në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të komunës së Drenasit. Pas marrjes së Informatës zyrtare nga ana e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të komunës së Drenasit. Federata e Futbollit e Kosovës kërkon që sa më shpejt të tejkalohet kjo situatë dhe të zgjidhet kryetari i ri dhe organet tjera me qëllim të sanimit të kësaj gjendje.
Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjitha klubet dhe palët tjera të interesuara dhe të involvuara për çfarëdo lloj interesi, se të gjitha vendimet e marra për transferimin e lojtarëve apo veprimet tjera juridike pas datës 11 dhjetor 2017 janë të pavlefshme dhe jo legjitime.
E gjithë kjo nga ana e FFK-së bëhet për interes të ruajtjes së interesit të klubit, mbrojtjen e futbollistëve si dhe ruajtjen e integritetit të garave.
FFK-ja beson dhe shpreson se klubi i “Feronikelit” bashkë me udhëheqjen komunale do të gjejë forcë që kjo situatë të tejkalohet.
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...