Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo raportohet se ka informuar drejtorët e klubit se dëshiron të largohet në fund të sezonit dhe do të gjej një rrugë për të detyruar largimin e tij në rast se nuk i plotësohen dëshirat e tij.
Reprezentuesi portugez vazhdoi qëndrimin në Bernabeu gjatë verës pavarësisht sugjerimeve të forta se ai ka ndërmend të largohet duke alarmuar klubet si Paris Saint Germain dhe ish klubin e tij – Manchester United, transmeton portali arbresh.info.
Ronaldo mësohet se është ende i shqetësuar rreth mungesës së mbështetjes gjatë rastit skandaloz me taksa, të cilin ‘El Chiringuito TV’, e përshkruan si një çarje madhështore ndërmjet fituesit të pesëfishtë të Topit të Artë dhe presidentit Florentino Perez.
Pavarësisht deklarimit publik se dëshiron të vazhdoj jetën te kryeqyteti spanjoll, raportoi pretendon që Ronaldo se kjo është koha e duhur për transferim dhe thuhet se “nuk ka qenë asnjëherë më afër” largimit nga Bernabeu.
Sulmuesi ka kontratë me ‘Los Blancos’ deri në vitin 2021, por ai nuk do ta rinovojë atë dhe shpreson që klubet rivale nuk do të ngurohen nga vlera e tij madhështore./arbresh.info/
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...