Google ADS

Zgjedhja e kryeprokurorit e pabazuar në Kushtetutë

16:34 | 13 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet e Shqipërisë quan të pabazuar në Kushtetutë procesin e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm.

Në një deklaratë për shtyp, partia e Shpëtim Idrizit thotë se po tentohet të zëvendësohet “me arrogancë dhe vullnet të njëanshëm, nëpërmjet miratimit me vota minimale me kuorum qesharak prej 36 votash të postit të Prokurorit të Përgjithshëm”.
“Pas kaq muajsh vërejmë zvarritje pa asnjë shkak të reformës dhe akoma më keq, sot po tentohen të zëvendësohen organet e rëndësishme që kemi miratuar me Kushtetutë, me arrogancë dhe vullnet të njëanshëm nëpërmjet miratimit me vota minimale me një kuorum qesharak prej 36 votash të postit të Prokurorit të Përgjithshëm. Theksojme se Prokurori i Përkohshëm i cili mund të zjidhet sipas interpretimeve të maxhorancës edhe me 36 vota, nuk ka asnjë referencë në ndryshimin që kemi bërë bashkërisht në nenin themeltar të shtetit në Kushtetutë. Ndaj sot përtej arrogancës personale do duhet të jemi të gjithë bashkë për të gjetur një zgjidhje”, thuhet në deklaratën e PDIU, shkruan top channel.

PDIU thekson më tej se “zgjidhja nuk janë marrëveshjet e pista të natës që e kanë çuar vendin në këtë klimë armiqësore e varfërie të skajshme, por ndryshimet ligjore që i celin rrugë një drejtësie të lirë dhe që nuk është peng i politikës. PDIU nuk do të marrë pjesë në asnjë komision apo votim ku shkelet Kushtetuta e vendit”./top channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme