Apple mburret me 92% të përfitimeve nga industria e telefonave të mençur

09:27 | 13 Korrik 2015
Arbresh Info

Edhe pse Apple nuk është kompania e telefonave të mençur me shpërndarjen më të madhe në mbarë botën, gjiganti ka arritur të mbledh një shumë të madhe të përfitimeve në këtë industri. Bazuar në ‘Canaccord Genuity’, gjatë tremujorit të parë të këtij viti, Apple ka pranuar 92% të përfitimeve ndaj tetë krijuesve më të mëdhenj të telefonave të mençur në mbarë globin.

Samsung ishte kompania e dytë që është rritur për 15% nga përfitimet, gjë për të cilën mund të ju duket vërtetë konfuze pasi që kalon mbi 100% të përfitimeve, por keni parasysh se disa prodhues të telefonave të mençur kanë pësuar humbje të mëdha, madje disa edhe kanë falimentuar, shkruan arbresh.info.

HTC është raportuar se ka humbur 256 milionë dollarë në tremujorin e dytë, derisa Microsoft mori një hap të madh duke fituar 7.6 milion dollarë.

Ndërkohë, sipas drejtorit ekzekutiv të ‘Strategy Analytics’, Neil Mawston ka thënë se ekzistojnë mbi 1000 kompani të telefonave të mençur, disa si Xiaomi, e cila është një kompani me platformë Android që nuk ka përftime nga shitjet e pajisjeve, por nga krijimi i aplikacioneve dhe aksesorëve të ndryshëm./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme