Autostopisti përdhunohet nga dy gra

16:06 | 13 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Një 25 vjeçar është hospitalizuar pasi ishte droguar dhe përdhunuar  nga dy gra në verilindje të Afrikës së Jugut.

Ai ishte duke bërë autostop në Polokwane, kur u mor nga dy gra të moshës së mesme që i ofruan atij transport, transmeton portali arbresh.info

Megjithatë, pas një udhëtimi të shkurtër, gratë thuhet të kenë nxjerrë armën dhe e detyruan atë të pinte një substancë të panjohur para se ta përdhunonin.

Më pas ai pretendon se ato e kishin dërguar në afërsi të Tzaneen, ku e lanë buzë rrugës.

Viktima është dërguar në një spital lokal, ku momentalisht është në gjendje serioze, raporton ueb faqja Capricorn Voice./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme