Google ADS

Ramiz Lladrovci vendos për kryesinë e re të Feronikelit

15:45 | 13 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryetari i ri, Agim Kastrati e ka drejtuar “Niklin” para se të lirojë rrugën për Ekrem Elshanin.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka emëruar në krye të klubit, Agim Kastratin, ndërkaq kryesia do të përbëhet nga Shemsi e Naser Rexhepi si dhe Mehdi Bucolli, raporton Gazeta Olle.

Kryetari i ri, Agim Kastrati e ka drejtuar “Niklin” para se të lirojë rrugën për Ekrem Elshanin i cili e kishte marr skuadrën nga Drenasi në gjendje aspak të mirë duke e ngritur në nivelin më të lartë në Kosovë.

Po ashtu, Kastrati qenë nënkryetar i Feronikelit kur skuadra u shpallë kampion për herë të parë në histori të klubit.

Ai pritet të ketë punë të vështirë, pasi shumica e futbollistëve kanë shprehur dëshirën që të largohen nga klubi.

Feronikeli u shpall dy herë kampion i Kosovës në tri vitet e fundit dhe arrit të fitojë dy herë Kupën e Kosovës dhe njëherë Superkupën. /Gazeta Olle/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme