Prokuroria Themelore e Gjakovës, Departamenti i Përgjithshëm ka nisur hetimet ndaj zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Diasporës, Dardan Gashi, ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe këshilltarit të zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, Endrit Shala.
Prokuroria e Gjakovës po heton Gashin, Lushtakun dhe Shalën për gjuajtje me armë zjarri në ambient të mbyllur, gjatë një aheng privat të zëvendëskryeministrit dhe ish-ministrit të Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit Fatmit Limaj pas lirimit të tij nga të gjitha pikat e akuzës për rastin e MTPT-së.
Prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë nga Departamenti i Përgjithshëm, Ismet Tofaj, i cili është ngarkuar me këtë rast i ka thënë “Arbresh.info” se është në fazën e provave.
Prokurori Tofaj tha se të gjithë ata që janë parë duke gjuajtur janë pjesë e hetimit.
Unë e kam marr këtë rast, lënda është nën hetime. Kam kërkuar edhe plotësime nga stacioni policor. Të gjithë ata që janë parë duke gjuajtur me armë në video do të jenë pjesë e hetimeve”, u shpreh prokurori Tofaj.
Prokurori i rastit tha se ka kërkuar edhe hetime shtesë për këtë rast.
“Kam kërkuar hetime shtesë, duhet me kërkuar edhe një lloj ekspertize balistike. Për momentin nuk mund të japim më shumë informacione”, tha prokurori Tofaj.
Pas publikimit të një video ku tashmë tre të dyshuarit shihen duke shkrepur me armë zjarri në ambient të mbyllur, Policia e Kosovës, saktësisht stacioni policor në Malisheve pati bërë kallëzim penal ndaj personave në fjalë.
Ndryshe, Gjykata Themelore e Prishtinës më 24 nëntor të këtij viti ka liruar nga të gjitha pikat e akuzës ish-ministrin e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj dhe katër të akuzuarit tjerë të këtij rasti, Nexhat Krasniqin, Endrit Shalën, Shpëtim Telakun dhe Florim Zukën.
Ata akuzoheshin nga prokuroria e Eulex-it për krim të organizuar, për shpërdorim detyre si dhe për marrje ryshfeti. /Arbresh.info/Gita Lushi
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit