Personat me mbipeshë janë më pak inteligjent sesa njerëzit që përpiqen të mos kenë probleme me peshën, pohon një studim provokues.
Meshkujt dhe gratë që vuajnë nga mbipesha kanë më pak materie të bardha dhe të hirta në zonat e truri, transmeton Telegrafi.
Hulumtuesit kanë thënë se zbulimi i tyre mund të shpjegohet se përse personat me mbipeshë marrin vendime të gabuara sa i përket zgjedhjes së ushqimit – për shkak se nuk e kanë kapacitetin mendor ta kontrollojnë veten e tyre. Kjo teori mund të kundërshtohet shumë lehtë duke treguar që problemet me peshë dallojnë nga individi në individ.
Hulumtimi kishte përfshirë imazhe të sofistikuara të trurit të 32 të rriturve – 16 meshkuj dhe 16 gra – të zgjedhur nga qyteti i Baltimore, SHBA. Çdo njeri që kishte pasur histori të dëmtimeve në tru, abuzimit me substanca të ndryshme apo sëmundje mendore, ishte përjashtuar nga grupi.
Hulumtuesit e kishin matur BMI-në, matje zakonshme që përdoret për të përcaktuar se sa mbipeshë është një person, si dhe përqindjet e dhjamit në trup dhe i kanë krahasuar ato me ndryshimet ë strukturat e trurit dhe funksionin e trurit.
Udhëheqësi i këtij studimi, Chase Figley, kishte thënë se skanimet e trurit kishin qenë tejet të tërësishme. Ai thotë se i kishin mbuluar ndryshimet përgjatë tërë trurit, e gjithashtu “rrjetet specifike”. Në veçanti ai ishte interesuar në “rrjetin e spikatjes”, që ai e ka përshkruar si “ulëse të motivimit, vullnetit dhe aftësisë për t’i bërë ballë sfidave fizike dhe emocionale”.
Rezultatet kishin shfaqur se nuk kishte pasur dallime shumë të mëdha në termet e materies së bardhë mes njerëzve që kishin pasur peshë normale dhe atyre mbi peshë.
Sidoqoftë, njerëzit me BMI më të lartë kishin pasur dukshëm materie më të madhe të hirtë. Veç kësaj, shikimi i rrjeteve të veçanta, kishte zbuluar se aq më të rëndë dhe mbipeshë që ishin personat, aq më pak materie të bardhë kishin pasur në rrjetin e spikatjes.
Dy e treta e meshkujve dhe 57 për qind e grave në Britani janë të kategorizuar si persona me mbipeshë, gjë që e bën Britaninë me përqindjen më të lartë të njerëzve me mbipeshë.
Studimi ishte raportuar në revistën Frontiers in Neuroscience. /Telegrafi
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’