Kampionët vjeshtor në Vala Superligën e Kosovës në futboll, skuadra e Llapit, do ta kryejë një nga fazat përgatitore para nisjes së kampionatit në Antalia të Turqisë, transmeton arbresh.info.
Lajmi është konfirmuar nga skuadra e Llapit në rjetin social Facebook. Llapi në Antalia ka aranzhuar edhe tre ndeshje miqësore.
“E konfirmuar:
FC Llapi gjatë fazës përgatitore në Turqi ka aranzhuar tri ndeshje miqësore ndërkombëtare.
Skuadrat kundërshtare janë të nivelit më të lartë se Futbolli Kosovar dhe për FC Llapin është mundësi e mirë për tu njohur me kualitetet e klubeve europiane dhe parapërgatitje për Garat Europiane të FC Llapit.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen në Antalya”, shkruhet në njoftimin e Llapit. /arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...