Trajneri francez i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka aranzhuar një takim me presidentin e klubit, Florentino Perez, ku në atë takim temë do të jetë, Eden Hazard.
Zidane është një tifoz i madh i yllit belg të Chelseat, edhe pse në të kaluarën kishte thënë se transferimi i tij në Real, mund të shkaktojë disbalanc në skuadrën e tij.
Por, tani “Mundo Deportivo” raporton se Zidane dhe Perez do të takohen në Abu Dhabi në ditët e ardhshme, për të folur për transferet që do të ndodhin në afatin kalimtar të janarit, transmeton arbresh.info.
Zidane dëshiron që Reali të futet në garë seriozisht për Hazardin dhe se do të përshtatej shumë lehtë me ‘BBC’ ( Benzema, Bale dhe Cristiano), në pjesën e dytë të sezonit.
Anësori i Chelseat në një intervistë në muajin e kaluar, kishte shprehur admirimin e madh që ka për legjendën franceze, duke thënë se e ka pasur idol.
Po ashtu Zidane beson se Hazard do të ishte një super zëvendësim për uellsianin, Gareth Bale, i cili nuk është duke pasur një sezon të mirë për shkak të lëndimeve të shumta.
Bale është duke u lidhur me një rikthim në Premierliëg, pasi Manchester United dhe ish skuadra e tij, Tottenham, kanë shfaqur interesim në të. /arbresh.info/
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2