Të paktën 30 persona raportohet të jenë vrarë nga një sulm ajror i koalicionit saudit mbi një kamp të të burgosurve rebelë në Sanaa.
Shumica e të vdekurve thuhet të jenë të ndaluar në burgun brenda kampit, transmeton portali arbresh.info
Një rojë tha se sulmi fillestar dëmtoi një krah të burgut, duke bërë që disa të burgosur të provojnë arratisjen. Më pas sulmi tjetër thuajse shembi ndërtesën.
Koalicioni mbështet qeverinë e Jemenit në luftën e saj kundër lëvizjes rebele Houthi.
Më shumë se 8,670 njerëz janë vrarë dhe 49,960 janë plagosur që kur koalicioni ka ndërhyrë në konflikt në 2015, sipas OKB, raporton AFP.
Luftimet dhe një bllokadë nga koalicioni kanë lënë gjithashtu 20.7 milionë njerëz që kanë nevojë për ndihmë humanitare, kanë krijuar një emergjencë më të madhe të sigurisë ushqimore në botë dhe kanë çuar në shpërthimin e kolerës që mendohet të ketë vrarë 2.219 njerëz që nga prilli./Arbresh.info/
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet