Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka thënë se Barcelona është më e fortë pa Neymar Jnr.
Në verën që shkoi ndodhi tranferi i dekadës, sulmuesi brazilian u transferua në Paris Saint-Germain për shumën rekorde 220 milionë eurove.
Messi dhe Neymar kishin raporte të mira si në fushë ashtu edhe jashtë saj, por si duke Messit nuk po i mungon edhe aq shumë.
“Humbëm një forcë të madhe në sulm, por kjo na ka favorizuar në aspektin mbrojtës”.
“Momentalisht jemi më të fortë në mesfushë dhe kemi një ekuilibër në skuadër që na bën më të qëndrueshëm në mbrojtje”, tha Messi për ‘Marca’, transmeton arbresh.info.
Në fakt, Barca ka ruajtur portën e paprekur në 13 ndeshje në të gjitha kompeticionet ku ka marrë pjesë deri tani, ndërsa vetë Messi ka realizuar 16 gola.
“Deri ditën e fundit të turit tonë përgatitor në verë ai thoshte që nuk ishte i sigurt për vendimin që do të merrte”, shtoi për fund Messi.
Neymar është duke shkëlqyer në sezoni e tij të parë me klubin francez, ai në 18 paraqitje deri më tani ka shënuar 15 gola. /arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?