Burgoset këngëtarja, shkak videoja me banane

13:15 | 13 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Një gjykatë në Egjipt ka burgosur për dy vite një këngëtare e cila kishte xhiruar videon muzikore në të brendshme ndërsa hante banane.

Shaimaa Ahmed, një 25-vjeçare e njohur shkurt si Shyma, u arrestua muajin e kaluar pasi video nxiti zemërim në vendin konservator, transmeton portali arbresh.info

Ajo është shpallur fajtore për nxitje të shthurjes dhe publikim të filmit të pahijshëm, raportojnë mediat lokale.

Regjisori i videos gjithashtu u dënua me dy vjet burgim në mungesë.

Shyma kishte kërkuar falje para arrestimit të saj për njerëzit që xhiruan videon për këngën, I Have Issues, “në një mënyrë të papërshtatshme”.

“Nuk e kam imagjinuar se e gjithë kjo do të ndodhte dhe se do të isha nën një sulm kaq të fortë nga të gjithë,” kishte shkruar ajo në faqen e Facebook-ut tanimë të fshirë tani./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme