Shqipëria konfirmoi pjesëmarrjen për të tretin vit në kompeticionin e volejbollit Europa League 2018 dhe tashmë mund të nisë puna për përgatitjen e skuadrës së meshkujve dhe femrave pasi shorti ka zbardhur kundërshtarët e dy skuadrave përfaqësuese.
Në Luksemburg, Federata Europiane e Volejbollit konfirmoi ndryshimin e formatit të evenimentit që do të startojë në mesin e vitit 2018, shkruan SS.
Do të jenë dy grupet e këtij kompeticioni, “Golden Europa League”, me 12 skuadra dhe “Silver Europa League”, me skuadra, mes të cilave edhe Shqipëria e Kosova, por në grupe të ndryshme.
Djemtë kuqezi bëjnë pjesë në Grupin B bashkë me Bjellorusinë, Kroacinë e Hungarinë, ndërsa Kosova është shortuar me Maqedoninë, Letoninë dhe Austrinë. Sistemi është ai i ndeshjeve vajtje-ardhje. Për femrat, Shqipëria do të përballet me Izraelin, Austrinë dhe Gjeorgjinë, ndërsa Kosova peshkon Zvicrën, Estoninë dhe Suedinë.
Fazat finale do të luhen në mesin e Muajit Qershor ku do të kualifikohen të parat e çdo grupi, e dyta më e mirë dhe vendi organizator. Shteti që do të fitojë “Silver Europa League” do të luajë vitin 2019 në “Golden Europa League” ku edhe konkurrenca është më e fortë. /SS
Arrestohet i dyshuari për grabitje në një market në Pejë
Vajzat e shtëpisë elektrizohen nga muzika dhe bëjnë c
Kanadaja, Meksika dhe Kina i përgjigjen kërcënimeve të Trump
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...