Njoftimi i presidenti Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit ka nxitur zemërim në Lindjen e Mesme dhe përgjatë botës islamike, e presidenti turk nuk ka kursyer fjalët për të dënuar veprimin.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka dënuar vendimin e Trumpit për të vendosur ambasadën amerikane nga qyteti bregdetar i Tel Avivit për në Jerusalem, transmeton portali arbresh.info.
Gjatë një fjalimi në takimin emergjent të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Erdogan ka thënë që Shtetet e Bashkuara kanë neglizhuar normat e ligji ndërkombëtar, duke njohur Jerusalemin e pushtuar si kryeqytet të Izraelit.
“Duke shkelur normat ndërkombëtare, Shtetet e Bashkuara deklaruan Jerusalemin si kryeqytet ë Izraelit. Duke marrë disa hapa ka mjaft për të kuptuar se qyteti është i pushtuar. Izraeli është një shtet terrorist … kërkoj që të shpallet Jerusalemi si kryeqyteti i shtetit të pushtuar të Palestinës”.
“Unë jam duke i ftuar vendet që vlerësojnë të drejtën ndërkombëtare dhe drejtësinë për të njohur Jerusalemin e okupuar si kryeqytetin e Palestinës”, tha AFP.
Samiti vjen pak pasi Erdogan e përshkroi Izraelin si një “shtet terrorist që vriste fëmijët” dhe u zotua të përdorë “të gjitha mjetet” për të kundërshtuar masën diplomatike të SHBA./Arbresh.info/
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...