Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, me bashkëpunëtorë ka pritur në një takim delegacionin e përbërë nga Drejtori i Divizioni të Komunikacionit rrugor në Policinë e Kosovës, Kolonel Sheremet Ahmeti dhe Drejtori i Drejtorisë për Preventivë në Komunikacionin rrugor, Major Jeton Rexhepi. Në këtë takim është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës në ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor, ku të dy këto institucione kanë rol të rëndësishëm.
Ministri Lekaj ka falënderuar Kolonel Ahmetin dhe Major Rexhepin për vizitën dhe për përkushtimin e tyre që siguria në trafikun rrugor të nritet në nivele më të larta në të ardhmen, duke ofruar bashkëpunim të ngushtë nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës, përkitazi me mundësitë e saj në këtë drejtim.
“Ne jemi të përkushtuar që të punojmë bashkërisht në ngritjen e sigurisë rrugore dhe përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës në funksion të sigurisë rrugore, gjë të cilën edhe jemi duke e bërë tashmë, sepse qytetarët presin nga ne shërbime dhe ofrim të sigurisë sa më të lartë dhe në harmoni me legjislacionin dhe mundësitë buxhetore që i kemi”, ka thënë ministri Lekaj.
Ndërkaq Kolonel Sheremet Ahmeti ka falënderuar ministrin Lekaj për pritjen dhe për gatishmërinë që bashkërisht të punojnë në ngritjen e sigurisë në trafik, për të gjithë qytetarët e vendit. Njëherit Kolonel Ahmeti e ka njoftuar ministrin edhe për trendet e fundit sa i përket sigurisë rrugore dhe ku nevojitet edhe ndihma e
Ministrisë së Infrastrukturës në mënyrë që trendi i rritjes së aksidenteve me fatalitet të ndalet dhe të shënoj rënie.
“Ministria e Infrastrukturës është një nga dikasteret kyçe që mund të ndikoi në ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor dhe këtu kërkojmë mbështetjen tuaj si
ministri. Po përmend këtu disa fusha ku na nevojitet ndihma juaj, si: sinjalizimi në rrugë dhe rreth punimeve në akset rrugore, monitorimi i sigurisë me mjete teknike që do të ndikonte edhe në zbulimin e aksidenteve pa autorë, transporti publik dhe fenomeni i transportit ilegal si dhe bashkëpunimi në vlerësimin e rrugëve në aspektin e sigurisë para se ato të lëshohen në qarkullim, ku bashkëpunimi ynë në këto fusha do të krijonte siguri më të madhe për qytetarët tanë”, ka thënë Kolonel Ahmeti.
Në fund të takimit ministri Lekaj e ka siguruar Kolonel Ahmetin se bashkëpunimi nuk do të mungoj dhe se ai duhet të jetë reciprok dhe efektiv ndërmejt dy institucioneve që t’u jepet zgjidhje këtyre ngecjeve, në mënyrë që të ofrohen shërbime dhe siguri maksimale në trafikun rrugor.?/arbresh.info/
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre