Google ADS

Bytyqi: Fakultetit i Matematikës nuk do të ndërtohet në vitin 2018

12:43 | 13 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) nuk e ka planifikuar në buxhetit për vitin 2018 ndërtimin e objektit për Fakultetin e Matematikës.

Kështu bëri të ditur, Shyqyri Bytyqi gjatë diskutimit për planin buxhetor në komisionin parlamentar për arsim, shkencë, teknologji, kulturë, rini, sporte, inovacion dhe ndërmarrësi, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes Teuta Haxhiu.Ministri Bytyqi i ka hedhur fajin komunës së Prishtinës, duke thënë se problemet me pronën e komunë së Prishtinës ka penguar futjen e këtij fakulteti në plan-programin buxhetor. Mirëpo, ai premtoi se ky fakultet do të jetë prioritet i politikës sociale, raporton Ekonomia Onile.

“Lidhur me shkollat vërtetë edhe ne kemi marr shumë kërkesa për ndërrimin e shkollave nga secila komunë. Mirëpo me buxhetin aktual e kemi të pamundur me i përmbush të gjitha kërkesat. Jemi duke tentuar të gjejmë forma gë tjera të financimit jo ndoshta nga buxheti por edhe nga format e tjera”.

“Fakulteti i Matematikës është prioritet i politikës sociale nëse do të gjejmë donatorë. Ne kemi dhënë pëlqimin dhe kanë pasur nj problem me komunën për me zgjedh çështjen. Si pasojë e problematikës së shfaqur kemi pas problem që me paraparë në buxhetin për vitin 2018. Po flas për buxhetin mirëpo është në skemën e politikës sociale”.

Në këtë komision ndër të tjera është diskutuar edhe për trajnimet e mësimdhënësve si dhe për programin e testit PISA.Trajnimet e mësimdhënësve nga anëtarët e komisionit u cilësuan të nevojshme mirëpo u kërkua që të ketë më shumë kujdes sepse sipas deputetëve këto trajnime nuk po ndikojnë në rritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë. /eo/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme