Bëhen bashkë kryetarët e komunave, përqafohen Bekim Jashari e Ramiz Lladrovci

10:54 | 13 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ministria e Punëve të Brendshme ka mbajtur sot takimin e përvitshëm me kryetarët e komunave të cilët janë edhe udhëheqësit e Këshillave Komunalë për Siguri në Bashkësi.

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm kryetarët  e disa prej komunave kryesore të Kosovës të cilët kanë marrë udhëheqjen nga zgjedhjet lokale të 22 tetorit dhe ata që e kanë marrë një mandat të ri po nga këto zgjedhje, shkruan arbresh.info.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ai i Mitrovicës, Agim Bahtiri, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari dhe ai i Drenasit, Ramiz Lladrovci ishin disa prej kryetarëve të komunave të cilët u takuar sot në këtë ngjarje.

Më të afërt janë parë, kryetarët e dy komunave të rajonit të Drenicës, Bekim Jashari i Skenderajt dhe Ramiz Lladrovci i Drenasit./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme