LeBron James ka shkëlqyer ndaj Atlanta Hawks duke reailzuar 17 asistime në 25 pikë të shënuara prej tij që e barazon rekordin e tij të asistimeve në fitoren prej 123-114.
Pikërisht, LeBron shtoi edhe dy topa të vjedhur dhe shtatë kërcime në 35 minuta lojë ndaj Atlantas që Cavs i mposhtën pa problem.
Kevin Love shtoi 17 pikë e 12 kërcime në këtë duel, kurse befasoi Jose Calderon me 14 pikë.
Performancë të mirë në rikthim shfaqi Kawhi Leonard, ani pse nuk ndihmoi skuadrën e tij që të triumfojë ndaj Dallas Mavericks.
Barnes shënoi 17 pikë dhe u ndihmua nga Yogi Ferrell me 16 pikë e J.J. Barea me 16 pikë, përcjellë Telegrafi.
76ers u vendosën nga lojtarët kryesorë, Embiid dhe Porzingis, të cilët ishin krucial.
Cavs kështu ka bërë hap para në konferencën lindore, duke u afruar në vetëm tri ndeshje me vendin e parë Bostonin.
Kurse, në perëndim San Antonio vazhdon të humbë terren me Golden Staten dhe Houstonin, ku Spurs gjenden tri ndeshje prapa këtyre dy skuadrave në vendin e tretë. /Telegrafi/
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...