Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është deklaruar se komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin, ka për qëllim mbyllja e kapitullit të luftës dhe hapja e kapitullit të paqes për gjeneratat e ardhshme.
Thaçi ka thënë se synimi i këtij komisioni është të pajtohemi me të kaluarën dhe të luftojmë për të ardhmen,raporton Indeksonline
Thaçi ka falënderuar të gjithë ata që kanë bashkëpunuar në lidhje me ketë iniciative si ambasadat e organizatat ndërkombëtare.
“Kjo iniciativë është sa komplekse ashtu edhe ngritë shumë pikëpyetje. Gjithë sektorët e shoqërisë janë të gatshëm të kontribuojnë në këtë komision që të jetë i suksshëm. Mirëpo, para se te themelohet ky komision, ne kemi vendos me lëvizë me maturi, duke formuar ekipin përgatitor, që përmes tij të shqyrtojmë çdo pikëpyetje e sfidë që ky komision të jetë i suksshëm. Sigurisht për këtë na nevojitet përkrahja juaj. Falendëroj dhe vlerësoj kontributin e ambasadave dhe Organizatave ndërkombëtare. Kemi kaluar dy dekada gati që nga përfundimi i luftës. Kanë mbet plagët në zemrat e viktimave të luftës dhe kjo është pengesë për të ardhmen tonë. Ta mbyllim kapitullin e luftës e të hapim atë të paqes për gjeneratat e ardhshme. Përmes këtij komisioni synojmë të ndërtojmë një narrativ të unifikuar për të kaluarën tonë, të pajtohemi me të kaluaren tonë dhe të luftojmë për të ardhmen tonë” ka thënë Thaçi./Indeksonline/
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës
Murtezaj për dixhitalizimin e arkave fiskale: Progresi i rad...
Ngritet aktakuzë ndaj Edmond Lajqit për vrasjen e Gjyljeta U...
Lufta në Ukrainë/ Shtatë të vrarë nga sulmet ruse në Sumi, m...
Zaragoza me replikë për Tuchelin: Futbolli luhet me këmbë jo...