Eksperti amerikan për çështjet e Ballkanin, Daniel Serwer komentoi se Ballkani sërish do kthehet në problem të stabilitetit.
Ai këto probleme i ka paraqitur përmes një broshure në një organizatë joqeveritare amerikane, ku ka thënë se përkundër problemeve që Ballkani po ballafaqohet vendet po synojnë të ecin përpara, transmeton lajmi.net.
“Pa marrë parasysh përpjekjeve, ka rreziqe. Rusët nuk e pëlqejnë atë që bëjnë malazezët, ne kemi një rezistencë në këtë rrugë. Por nuk ka asgjë të re që mund të thuhet për qytetarët e Ballkanit”, ka thënë ai.
Ndërsa sa i përket shkallës së rrezikut në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Serwer thotë se nuk duke pasur parasysh konfliktet në parlamentin maqedonas, por edhe ekstremistët islamik në Bosnjë e Hercegovinë që vijnë nga jashtë, situata mund të përkeqësohet.
Mirëpo, eksperti amerikan përmend edhe ekstremet nacionaliste që i pëlqejnë armët dhe konfliktet, andaj duke i pasur parasysh gjithë këto, andaj thotë ai, Ballkani është kthyer përsëri në një problem.
Tutje Serwer ka komentuar edhe situatën në Kosovës, ku ka thënë se për momentin është e qetë dhe se procesi i paqes në Kosovë ka shkuar më shpejt se në Bosnjë dhe Hercegovinë. /Lajmi.net/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë