Një dritare ra nga një helikopter amerikan në një fushë sportive në shkollën pranë një baze ajrore amerikane në Okinawa, thanë marinsat, e fundit kjo në një seri aksidentesh që kanë ngritur shqetësime për sigurinë në ishullin jugor të Japonisë.
Qeveria qendrore e Japonisë dhe autoritetet e Okinawas kanë qenë në mosmarrëveshje për vite mbi bazën e Futenma. Banorët ankohen për atë që e shohin si barrën e padrejtë që ata mbajnë për mbështetjen e pranisë ushtarake të SHBA-së në Japoni, transmeton portali arbresh.info
Një djalë 10-vjeçar pësoi një lëndim të vogël, por shkaku i saktë ishte i paqartë, tha një zyrtar i prefekturës së Okinawas për Reuters. Djali ishte mes rreth 50 fëmijëve në oborrin e shkollës fillore kur dritarja ra nga një helikopter amerikan i transportit CH-53E.
Sekretari i Përgjithshëm i Kabinetit të Japonisë Yoshihide Suga tha: “Ky lloj incidenti krijon ankth jo vetëm midis atyre që janë të përfshirë në shkollë, por në popullin e Okinawa dhe nuk duhet të ndodhë kurrë”.
Suga tha në një konferencë të rregullt për shtyp se qeveria do të reagonte në mënyrë të përshtatshme pasi të merrte një shpjegim nga zyrtarët e SH.B.A.-së./Arbresh.info/
Pronari i Romës e blen klubin e Evertonit
Njëvjetori i rënies së Afrim Bunjakut, Kurti nesër vizitë te...
Rusia fut ndëshkimin për “rusofobinë” në Kodin e saj Penal
Krijimi i shtetit Bektashi brenda vendit, Rama: Thesar për p...
Rama: “Sofra e vjetër” në Tragjas të Vlorës me p...
Hoxha takon shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, e njofton për...