Një 25-vjeçare është dënuar me 20 vite burg pasi theri me thikë ish të dashurin e saj. Ajo e la të vdekur në vend ishin e saj 23-vjeçar, pasi zbuloi se ai kishte hapur një profil në Tinder. Edhe pse kishin 5 muaj të ndarë, Hasna Begum e kishte të pamundur ta harronte ish të dashurin.
Ajo i shkruante vazhdimisht në Instagram me profile të rreme, deri sa vendosi ta vriste. Begum shkoi në shtëpinë e Pietro Sanna dhe e qëlloi atë disa herë më thikë teksa ai ishte duke fjetur. Mësohet se 25-vjeçarja kishte vënë një paruke bionde dhe kishte veshur një palë doreza për të fshehur gjurmët. Pas kishte kryer krimin dhe pa se 23vjeçari kishte ndërruar jetë, ajo mori një taksi dhe u largua nga banesa e tij.
Hodhi rrobat më gjak në një kazan mbeturinash dhe shkoi drejt një qendre mjekësore, pasi kishte lënduar gishtin e saj. Viktima është gjetur nga të afërmit e tij, pas tre ditësh nga ngjarja.
Hasna Begum u dënua nga gjykata e Londrës me 20 vite burg./opinion/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...