Google ADS

Plotësohen caqet për energji nga era e dielli

06:51 | 13 Korrik 2015
Arbresh.info

Zyra e Rregullatorit të Energjisë e ka kufizuar sasinë e energjisë së prodhuar nga energjitë e ripërtërishme që do të mund të përfitojnë tarifa nxitëse, shkruan sot Koha Ditore.

Kufizimi fillimisht është bërë nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik përmes udhëzimit administrativ që ka përcaktuar synimet e Qeverisë që deri në vitin 2020 të prodhojë 414 megavat nga burimet e ripërtërishme.

Prej tyre është paraparë prodhimi i 10 megavateve nga energjia diellore, 14 nga biomasa solide, 150 nga era dhe 240 nga hidrocentralet e vogla.

Kurse, ZRRE-ja përmes rregullës për skemën mbështetëse ka përcaktuar të njëjtën sasi të energjisë së ripërtërishme që do të mund të përfitojnë nga tarifat nxitëse.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme