Florent Hadergjonaj ka krijuar një asistim të bukur në disfatën e sotme (e martë) të skuadrës së tij.
Menjëherë pas inkuadrimit në fushë në minutën e 69′, mesfushori shqiptar ka pasur ndikim te skuadra e Huddersfield Town pavarësisht disfatës së thellë 1 me 3 ndaj Chelseat, shkruan portali arbresh.info.
Hadergjonaj luajti vetëm 24 minuta në ndeshjen ndaj kampionit në fuqi të Premierë Ligës, por talenti kosovar arriti të krijojë një asistim të bukur që u finalizua me gol sulmuesi belg Depoitre. Derisa po zhvillohej minuta e dytë e kohës shtesë, 23-vjeçari nga krahu i majtë hodhi topin tek zona e rreptësisë, ku Laurent Depoitre ishte i vendosur në pozitë të duhur duke realizuar gol me kokë.
Edhe pse kjo nuk rezultoi të jetë aspak problem për skuadrën e trajnerit Antonio Conte, portieri belg Thibaout Courtois reagoi ashpër kur pranoi golin, gjë të cilën mund ta shihni edhe në videon më poshtë.
Pas vetëm pesë paraqitjeve në Premierë Ligë, ky është asistimi i parë nga Hadergjonaj këtë sezon.
Florenti u vlerësua me notën 6.8 për paraqitjen e sotme ndaj Chelseat./arbresh.info/
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...