Google ADS

59 deputete kërkojnë që Trump të hetohet mbi akuzat për ngacmimet seksuale

23:41 | 12 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Afër 60 anëtarë të Kongresit kanë bërë thirrje që Presidenti Donald Trump të hetohet mbi akuzat për sjellje të pahijshme.

Grupi i Grave Demokratike, përmes një letre të hapur drejtuar Komitetit të Mbikëqyrjes së Shtëpisë, ka kërkuar hetim pasi tre nga 17 gratë që kanë azukuar Trumpin për akte të ndryshme  i kanë bërë të njohura rrëfimet e tyre, shkruan “The Independent”, transmeton portali arbresh.info

“Populli amerikan meriton një hetim të plotë dhe të dijë të vërtetën rreth këtyre akuzave”, thuhet në letër.

Donald Trump dhe Shtëpia e Bardhë kanë mohuar në mënyrë të përsëritur dhe me forcë akuzat.

Presidenti rrëfimet e grave i ka quajtur “lajme të rreme”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme