Marrëveshja e arritur në mes të Qeverisë së Kosovës dhe stafit të Fondit Monetar Ndërkombëtar është në duart e Kuvendit të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Ky i fundit duhet të miratojë rishikimin buxhetor para datës 20 korrik për t’i dhënë kohë që Bordi i FMN-së në mbledhjen e rregullt të miratojë marrëveshjen Stand-By.
Ndryshimet buxhetore janë njëra nga kushtet që Qeveria është zotuar t’i jetësojë me marrëveshjen Stand-By me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Kuvendi i Kosovës në seancën e fundit ka votuar për shmangie nga rregullorja e Kuvendit me rastin e shqyrtimit të plotësim-ndryshimit të Ligjit për buxhetin e vitit 2015.
Në lexim të parë ka kaluar të premten, kurse gjatë javës së ardhshme pritet që të futet në procedurë për votim edhe për lexim të dytë.
Qeveria e Kosovës pritet t’i propozojë Kryesisë së Kuvendit që të fusë rishikimin buxhetor në rend të ditës për seancën e datës 16 korrik, përcjell koha.net. Komisionet parlamentare do t’i kenë dy ditë kohë, të martën dhe të mërkurën, për të shqyrtuar plotësimin/ndryshimin e Ligjit për buxhetin e vitit 2015 para seancës të së enjtes.
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...
Ekspozimi ndaj dritës blu gjatë natës rrit rrezikun e zhvill...