22:20 | 12 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi
Ish kryeministri norvegjez Jens Stoltenberg është riemëruar si shef i NATO-s deri në vitin 2020.
Megjithatë, disa detaje për jetën e tij mund të mos i keni ditur, shkruan “Sputnik”, transmeton portali arbresh.info
- Jens Stoltenberg u lind më 16 mars 1959, në Oslo, në një familje të politikanëve. Babai i tij, Thorvald Stoltenberg, ishte një anëtar i shquar i Partisë Laburiste dhe shërbeu si ambasador, ministër i mbrojtjes dhe ministër i jashtëm. Nëna e tij, Karin Stoltenberg, shërbeu si sekretare e shtetit në disa qeveri.
- Stolenberg është economist dhe titulli i tezës së tij ishte “planifikimi makroekonomik nën pasigurinë, në analizë empirike”.
- Si politikan, Stoltenberg ka fituar reputacionin e një avokati të zjarrtë të lidhjeve të forta me Antlantikun. Por në rini, ai ishte kundërshtar i NATO-s dhe BE-së. Në vitet 1970, ai mori pjesë në protestat kundër Luftës së Vietnamit, duke hedhur gurë në Ambasadën Amerikane në Oslo.
- Ndërsa shërbente si kryeministër, Stoltenberg në vitin 2009 formoi një qeveri, që përbëhej nga 10 burra dhe 10 gra.
- Stoltenberg është shumë aktiv. Atij i pëlqen të ngasë biçikletën e tij edhe në sezonën e dimrit. N ë dhjetor 2011, ai udhëtoi në Antarktidë për të shënuar 100 vjet që kur Roald Amundsen arriti në Polin e Jugut në ski.6.
- Në vitin 2016, ai krijoi librin e tij autobiografik “My Story”, në të cilin, ndër të tjera, pranoi të mbante kontakte të ngushta me personelin e Ambasadës Sovjetike në Norvegji që nga fundi i viteve 1970. Stoltenberg pohoi se atasheu kulturor që ai kontaktoi në Ambasadën Sovjetike në Oslo ishte një agjent i KGB-së.
- Në gusht të vitit 2013, Stoltenberg në llogarinë e tij personale në Facebook kishte treguar se dikur kishte punuar edhe si shofer taksie, me qëllim që të dëgjonte nga votuesit norvegjezë rreth pikëpamjeve të tyre.