Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm i vendit, Behgjet Pacolli, po qëndron për vizitë në Maqedoni, ku pritet të marrë pjesë në takimin e radhës të vendeve të Kartës së Adriatikut (A5), kryesues i të cilit është Maqedonia.
Pacolli sonte ka marrë pjesë edhe në një darkë të përbashkët pune me përfaqësues të vendeve respektive, ka zhvilluar disa takime, duke përfshirë edhe atë me z. Matthew Palmer, Drejtor për Çështje të Evropës Jugore dhe Qëndrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, bën të ditur një njoftim nga MPJ.
Takimi kryesor në mes të ministrave të Jashtëm të vendeve të kësaj Organizate pritet t’i zhvillojë punimet nesër, ku Pacolli do t’i adresohet me një fjalim.
Karta e Adriatikut është themeluar më 2 maj 2003 (e nënshkruar në Tiranë, nga Sekretari i Shtetit Amerikan, Colin Powell dhe përfaqësuesit e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë).
Kjo Organizatë, aktualisht ka pesë shtete anëtare dhe dy vëzhgues, dhe statusin e fundit e mban edhe Kosova.
Që nga themelimi i saj, (A5) ka dhënë një kontribut të madh drejt vizionit për një Evropë të lirë dhe në paqe, duke përforcuar mbështetjen e vazhduar të SHBA-ve, për integrimin e këtyre vendeve në NATO dhe në institucione të tjera euro-atlantike.
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...