Një shtetas afgan dhe tre mësues turq që dyshohet se kanë lidhje me organizatën FETO, e quajtur “terroriste” nga Turqia, janë arrestuar nga zyrtarët e inteligjencës afgane.
Masat kundër tyre, janë pjesë e një fushate turke kundër ndjekësve të Fetullah Gulen, klerikut me bazë në SHBS, që akuzohet se është përgjegjës për përpjekjen për grusht shtet gjatë muajit korrik të vitit 2016, shkruan “Reuters”, transmeton portali arbresh.info
Drejtuesit e OJQ-së dhe shkollës ATCE kanë deklaruar se janë organizatë e pavarur dhe që drejtojnë disa shkolla në Kabul, Mazar-i-Sharif, Kandahar dhe Herat dhe që në Afganistan janë që nga vitit 1995.
Numan Erdogan, drejtori i ATCE, tha se burrat që kanë arrestuar mësuesit janë paraqitur si anëarë të Drejtorisë Kombëtare të Sigurisë, agjencisë së inteligjencës në Afganistan./arbresh.info/
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...