Studimet e reja në Singapor, të zhvilluara në më shumë se 60 500 persona brenda 14 viteve, kanë zbuluar se konsumimi i dy ose më shumë e pijeve të gazuara në ditë, rrit rrezikun e prekjes nga kanceri deri në 87%.
Karcinoma e pankreasit është një prej llojeve malinje të karcinomës, duke marrë parasysh se gjasat e mbijetesës pesë vite nga momenti i diagnostifikimit janë vetëm 5%.
Incidenca e kancerit të pankreasit lidhet edhe me një varg faktorësh, si jeta e parregullt, konsumimi i kalorive të mëdha, pirja e duhanit dhe ulja e aktivitetit trupor, të cilat po ashtu janë në të njëjtin grup me konsumimin e pijeve të gazuara.
Një prej mekanizmave të cilat llogariten si përgjegjës për kancerogjenezën është edhe stimulimi i qelizave të pankreasit me vlera të larta të sheqerit në gjak, ndërsa fakti se pijet e gazuara stërmbushin organizmin me sheqerna të dëmshëm, është i pamohueshëm, transmeton Telegrafi.
Pijet e gazuara, edhe nëse premtojnë pak kalori ose sheqer, përmbajnë kimikate që garantojnë shkatërrim për organizmin.
Problemi me pijet e gazuara të sheqerosura është që ato janë një vatër shqetësimesh serioze për organizmin. Në to, gjenden një sasi e madhe përbërësish të dyshimtë dhe kimikate, siç janë: aspartami, BPA (ose bisfenol A), ngjyrues kimik.
Aspartami është substancë së paku 200 herë më e ëmbël se sheqeri. Është i rrezikshëm sepse shkakton marramendje, humbje kujtese, diarre, migrenë, dhimbje të rregullta koke, luhatje humori dhe jo vetëm.
Bisfenoli A është krijuar për të imituar strukturën dhe funksionin e hormonit estrogjen. Për shkak të formës të tij si estrogjen, BPA mund të lidhet me receptorët e estrogjenit dhe të ndikojë në proceset trupore, të tilla si rritja, riparimi i qelizave, zhvillimi i fetusit, niveli i energjisë dhe riprodhimi.
Ngjyruesi artificial është kancerogjen, sepse prodhohet nga ngrohja e sheqerit me amoniak. Brenda këtij ngjyruesi artificial gjendet një kimikat me emrin 4 Mel që është në listën e përbërësve që duhen shmangur./telegrafi
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...