Cristiano Ronaldo më afër largimit se asnjëherë më parë

20:41 | 12 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Sipas mediave spanjolle, Cristiano Ronaldo është shumë afër largimit nga Real Madridi dhe asnjëherë nuk ka qenë më afër.

Duke folur për shoun e famshëm televiziv ‘El Chiringuito’, Eduardo Aguirre ka thënë se “Cristiano Ronaldo dëshiron ende të largohet nga klubi dhe se ai nuk ka qenë asnjëherë më afër largimit”, transmeton portali arbresh.info.

Ylli portugez, tani në moshën 32 vjeçare, ka fituar tre tituj në Ligë të Kampionëve te ‘Los Blancos’ por këtë sezon është duke pasur vështirësi dhe probleme të shumta para portës.

Edhe pse ka mohuar të jetë i shqetësuar me këtë (duke iu dhënë mediave të “shkoni në YouTube dhe të kërkoni për ‘golat nga Cristiano Ronaldo’), ylli portugez nuk ka qenë në formë të mirë që nga vera.

Atëherë, problemet me autoritetet e taksave në Spanjë krijuan raporte se sulmuesi përfundimisht po largohej.

Edhe pse shumica menduan ky ishte fundi i problemeve të tij, duket se kjo nuk qëndron ashtu./arbresh.info/

A mendoni se mund të largohet ish ylli i Manchester United nga Real Madridi?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme