Google ADS

Burgoset këngëtarja egjiptiane, shkak videoklipi me banane

20:20 | 12 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Një gjykatë në Egjipt ka vendosur të dënojë me dy vite burg një këngëtare që u shfaq në një videoklip me të brendshme, ndërsa po konsumonte banane.

Shaimaa Ahmed, një 25-vjeçare e njohur mirë si Shyma, u arrestua muajin e kaluar pasi video ka nxitur zemërim në vendin konservator, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info

Ajo është shpallur fajtore për nxitje të shthurjes dhe publikimin e një video të pahijshme, thanë mediat lokale.

Regjisori i videos gjithashtu është dënuar me dy vjet burgim në mungesë.

Shyma kishte kërkuar falje për videon e këngës përmes llogarisë së saj në Facebook, ndërsa ka theksuar se “nuk e ka imagjinuar që kënga do të shkaktonte kaq rrëmujë”./arbresh.info/

https://www.youtube.com/watch?v=ep7ukLp03ek

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme