Qeni i cili kafshoi disa persona në lagjen Aerodrom dhe në Gazi babë të Shkupit do të mbytet. Ky është vendimi i marrë rreth fatit të këtij qeni, përcjell telegrafi Maqedoni.
Ende nuk dihet se kush është pronari i këtij qeni. Përndryshe, në stacionin Vardarishte qarkullojnë rreth 2000 qen të pastrehë për çdo vit. Tani për tani, aty ka 54 qen, por numri ndryshon nga dita në ditë.
Pasi që të vaksinohen dhe sterilizohen, qentë lëshohen sërish në rrugë. Ndërmarrja Higjiena Komunale kërkon nga qytetarët që lajmërojnë çdo rast të qenve agresiv, ndërkaq shoqata Anima Mundi kërkon që institucionet ta qetësojnë situatën, të bëjnë hetime dhe t’i ndëshkojnë helmuesit e qenve, pasi që hedhja e helmit vazhdon edhe më tej për të helmuar qentë endacak.
MPB-ja thotë se po punon në sqarimin e rastit të hedhjes së helmeve, nga të cilat kanë ngordhur shumë qen dhe mace./telegrafi
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...