Google ADS

“Jemi të gatshëm” – Granit Xhaka paralajmëron rivalin në Premierë Ligë

18:02 | 12 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Granit Xhaka ka thënë se Arsenali është i gatshëm për ndeshjen e ardhshme.

Mesfushori i Arsenalit shpreson në rezultatin pozitiv në takimin e nesërm në kuadër të Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.

“Ne jemi të gatshëm për ndeshjen e nesërme si mysafirë. Shpresoj që do të vije si një dhuratë e hershme për Krishtlindje për të gjithë ju Topçinjtë”, ka shkruar Xhaka në llogarinë e tij në Instagram.

Pas disfatës ndaj Manchester United në Emirates dhe barazimit ndaj Southamptonit, ku futbollisti shqiptar luajti 70 minuta, “Topçinjtë” shpresojnë t’i rikthehen fitoreve.

West Ham United e pret në Olympic Stadium skuadrën e trajnerit Arsene Wenger për ndeshjen në kuadër të xhiros së 17-të në Premierë Ligë.

Takimi ndërmjet tyre zhvillohet të mërkurën duke filluar nga ora 21:00./arbresh.info/

https://www.instagram.com/p/Bcm3QN6FN8j/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme