Gara për transferimin e yllit të ri të Monacos, Thomas Lemar, duket se do të rritet në janar.
Liverpooli dhe Arsenali ishin të dy afër nënshkrimit me sulmuesin francez gjatë muajit gusht, por ai zgjodhi të qëndrojë në skuadër ku kishte largime të shumta gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.
Dy klubet angleze tani duket se kanë një konkurrent të tretë për nënshkrimin e Lemarit pasi raportet në Francë pretendojnë se Chelsea i ka hyrë garës.
L’Equipe raporton që kampioni i Premierë Ligës është i vendosur për të shtruar një ofertë prej 80 milionë euro muajin e ardhshëm për të testuar nervat e klubit në Liga 1.
Lemar zgjodhi qëndrimin në Monaco pavarësisht largimeve të figurave të mëdha si Kylian Mbappe, Bernardo Silva, Tiemoue Bakayoko dhe Bernard Mendy./arbresh.info/
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para
Raketat amerikane mbi Rusi/ Zelensky: Do t’i përdorim të gji...