Ministri i Bujqësisë Nenad Rikalo së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë, Kapllan Halimi kanë pritur sot në një takim anëtarët e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor me të cilët kanë diskutuar për zhvillimin bujqësor dhe rural, si dhe për programet zhvillimore të ministrisë për vitin e ardhshëm.
Rikalo gjatë këtij takimi i ka informuar ata me projektet zhvillimore të ministrisë, si dhe me planin legjislativ për vitin e ardhshëm, përmes të cilit ai tha se synojnë forcimin e mëtejmë të bujqësisë përmes hartimit të projektligjeve në përputhje edhe me standardet e BE-së.
Me këtë rast, ministri theksoi se do të angazhohen drejt përafrimit të legjislacionit me Acquis Communautaire, ku si MBPZHR ai tha se do të vazhdojnë të zhvillojnë politikat në përputhje me Politikat e Përbashkëta Bujqësore, orientimet dhe prioritetet e Komisionit Evropian.
Nga ana e tyre, anëtarët e këtij komisioni kanë falënderuar ministrin për bashkëpunimin e tij dhe shprehën gatishmërinë e tyre për avancimin e legjislacionit për bujqësi dhe zhvillim rural.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?