Arsenali raportohet se ka hyrë në një luftë prej tetë klubesh për sulmuesin e Red Bull Salzburgut, Dimitri Oberlin, i cili aktualisht është huazuar nga FC Baseli.
“Topçinjtë” i janë bashkuar Juventusit, AS Romas, Borussia Dortmundit, Manchester United, Real Madridit, Napolit dhe Sevillas në garën për 20-vjeçarin, transmeton portali arbresh.info.
Lista e madhe e klubeve pas shërbimeve të tij vjen për shkak të formës së shkëlqyer të reprezentuesit të Zvicrës U21 në Evropë këtë sezon.
Oberlin i ndihmoi Baselit të kualifikohet në raundin eliminues të Ligës së Kampionëve në vendin e dytë, prapa Manchester United, duke shënuar katër gola dhe duke krijuar një asistim për gjashtë ndeshjet e tyre në kuadër të fazave grupore.
Forma e tij në ligë nuk ka qenë aq impresive pasi futbollisti ka shënuar vetëm katër gola brenda 16 ndeshjeve në ligë dhe ndeshjet për kupë. Por, duke marrë parasysh që sulmuesi mbushi 20 vite vonë gjatë muajit shtator, këtu ka ende kohë për përmirësim./arbresh.info/
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...