Google ADS

Shtyhet vizita e Pacollit për në Suedi, shkak kushtet atmosferike

15:36 | 12 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Vizita zyrtare e ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, e paraparë për sot në Suedi, është shtyrë për një datë tjetër si pasojë e kushteve të papërshtatshme atmosferike.

Zyra e kryediplomatit kosovar, bënë të ditur se kjo vizitë ku ishin paraparë takime të Pacollit me homologen e tij suedeze,  Margot Wallström, me Kryetarin e Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin dhe takime të tjera me Parlamentarë, do të zhvillohet në një datë tjetër.

Vizita në Suedi e shefit të diplomacisë kosovare ishte planifikuar të zhvillohej në kuadër të turneut diplomatik të tij në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme