Biznesmenët serbë ankohen për problemet e eksportit me Kosovën

15:43 | 12 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Brenda raundit të katërt të Dialogut të Brendshëm për Kosovën, përfaqësues të 90 kompanive serbe nga sektorë të ndryshëm kanë folur për vështirësitë e tyre në treg me Kosovën.

“Kosova ka potencial të madh për kompanitë serbe por biznesmenët kanë probleme të mëdha veçanërisht në eksportin e ushqimit, ku përmenden certifikatat konfliktuale, licencat për eksportin e ilaçeve, shitja e mallrave të akcizës, etj”, është thënë nga biznesmenët e Dhomës Serbe të Tregtisë, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq ka thënë se Serbia iu ka ofruar bashkëpunim autoriteteve kosovare në fushën e ekonomisë dhe është duke e pritur përgjigjen.

Ai ka shtuar se është e rëndësishme që kompanitë serbe të investojnë më shumë në Kosovë./Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme