Paul Pogba: Nuk pendohem që refuzova Real Madridin

14:58 | 12 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Superylli i Manchester United, Paul Pogba, në një intervistë me “Beyond The Pitch” tregoi se si e kishte refuzuar transferimin në Real Madrid.

Mesfushori francez zbuloi se si zemra e tij e kishte zgjedhur Manchester United para gjigantit spanjoll, Real Madridit.

Ai vendosi për “Djajtë e Kuq”, nga të cilët kishte ikur me parametra zero në vitin 2012.

“Të jem i sinqertë, Real Madridi erdhi tek unë dhe po mendoja të shkoja atje. Por, gjithashtu, mendova edhe për nënshkrimin me Manchester United”, tha francezi.

“ Së fundi, zemra më tha që të kthehesha këtu, nuk e di pse. Nuk e dija se çfarë do të ndodhte, por e bëra dhe nuk më vjen keq për zgjedhjen time”, përfundoi mesfushori francez.

Paul Pogba nuk ka shkëlqyer siç pritej në një vit e gjysmë, sa ka qenë në Manchester, pas rikthimit në “Old Trafford”.

Një lëndim ka peshuar në fillimin e tij të këtij sezoni, duke humbur shtatë lojra në Premier League dhe tri lojëra në Champions, para se të kthehej në fushë.

Në 12 ndeshje që ai ka luajtur deri më tani, ka shënuar tre gola dhe ka dhënë gjashtë asiste. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme